optoVision

 

Lente te cilesise se larte nga Gjermania.

Ky është angazhimi ynë për të ju ndihmojë të shikoni boten më të fokusuar, më të bukur, më të gjallë dhe thjesht të shohim më mirë.

Ne kombinojmë precizitetin e larte te teknologjise, me ekspertizen e punonjësve tanë dhe materialeve të reja inovative te lenteve të gjeneratës së fundit në procesin e prodhimit, duke ofruar cilesine me te lart optike.

Lente single vision nga optoVision

Lente të vetme te pamurit që sigurojë korrigjimin te qëndrueshëm në të gjithë sipërfaqen e lentes.
Janë zgjedhje e duhur për miopi dhe hyperopia si dhe për lentet per afer tek presbiopia. Optovision ofron lente me një shumëllojshmëri të gjerë për çdo lloj të ametropia.
 

 

Progresiv Individual nga optoVision

Llogaritjet dhe teknologjia moderne e prodhimit i bënë të mundur: Lentet individuale, e bërë me një dizajn specifik për vizionin tuaj personale duke i kenaqur nevojat personale te pamurit. Progresivi individuale nga Optovision ofronë nje imazh optimal të kordinuar dhe me nje përshtatshmëri spontane.

 

Progresiv multifokal nga optoVision

Lente progresive kan nje tranzicion gradual në mes të distances se largët të mesme dhe zones se afert. Optovision ofron lente të ndryshme progresive te optimizuara në bazë të kërkesave tuaja personale për vizion të rehatshem, të qetë dhe të mprehtë në të gjitha distancat.

 

Lente color nga optoVision

Me lente me ngjyr nga optovision ju mund të shijoni jetën në çdo ngjyrë - nuanca delikate, nuanca te guximshme, ngjyra në modë. Për argëtim të jetës, ashtu si ju pelqen juve, si syze e diellit apo si aksesor i pershtatjes se stilit te veshjes suaj.

 

 

Syze te diellit nga optoVision

Kur jeni të ekspozuar gjat ne rrezet e diellit të fortë sytë e juaj kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet UV dhe UVB te dëmshme. Syzet e diellit nga optovision ofrojnë mbrojtje optimale nga rrezet UV dhe nga reflektimet. Ofron absorbimin e rrezeve UV deri në 400 nm - ideale për kushte ekstreme, p.sh. në plazh ose në male.

 

Lente Photochromic nga optoVision

Lentet photochromic nga optoVision ofrojnë rehati maksimale për sytë e juaj. Përshtatja automatike e ndryshimit te ngjyrës sipas intensitetit te drites duke krijuar kushte ideale te pamurit per qdo kohe, Sytë e ndjeshem mbrohen mirë. Lentet photochromic reagojnë ndaj rrezeve UV, për më tepër, lentet e reja inovative DriveWear janë të dizajnuara për të siguruar vizion optimal gjatë drejtimit të automjetit.